Disa kohë më parë, babai i Selin i dërgoi asaj një letër brenda shtëpisë, ku shprehte shqetësimin e tij lidhur me marrëdhënien e shumëkomentuar me Mirin.
Në letër, ai tregonte hapur se ishte kundër afrimitetit të tyre dhe, në mënyrë të nënkuptuar, i kërkonte vajzës së tij të ruante distancë nga Miri.
Megjithatë, edhe pas kësaj letre, qëndrimi i Selin ndaj Mirit nuk ndryshoi. Ajo vijoi të sillet njësoj me të, duke mos reflektuar mbi fjalët dhe këshillat e të atit.
Së fundmi, babai i Selin ishte i ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, ku u pyet nëse mendon se vajza e tij e ka kuptuar mesazhin që ai kishte dashur t’i përcillte përmes letrës.
Moderatorja e emisionit e pyeti drejtpërdrejt:
“A e ka kuptuar Selin mesazhin që ju donit t’i jepnit me letrën tuaj?”
Babai i Selin u shpreh i bindur se jo:
“Absolutisht nuk e ka kuptuar, sepse Selin nuk e di se çfarë mendojmë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që po ndjejmë ne. Unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë.”
View this post on Instagram
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje raportin mes Selin dhe Mirit, si dhe ndikimin e familjes në vendimet e saj brenda shtëpisë së BBV-së.
