Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka ndezur një debat të nxehtë gjatë ftesës së saj në emisionin “Wake Up”, duke dhënë një shpjegim thumbues për jetën private të vajzave të showbizit.
Në diskutim e sipër se pse shumë personazhe zgjedhin të mos i ekspozojnë partnerët në rrjetet sociale, Dea lëshoi një “bombë” duke lidhur anonimatin me problemet me ligjin.
“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli,” deklaroi ajo pa doreza.
Sipas saj, kjo zgjedhje është logjike për rrethanat: “Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram… sikur nuk bën sens.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, duke vënë në dukje me ironi realitetin e fshehur pas jetës luksoze të disa personazheve publike.
