Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP Albania 5” nuk u mjaftua vetëm me debate dhe eliminime, por solli edhe energji të re në shtëpi përmes banorëve të rinj.
Për ata që mund ta kenë humbur momentin, Erik Lloshi është zyrtarisht banori i dytë që i është bashkuar kastit mbrëmjen e kaluar.
Këngëtari i njohur ka vendosur të provojë veten në këtë format, duke u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme.
Në prezantimin e tij, Eriku nuk e fshehu faktin se kjo eksperiencë do të jetë ndryshe nga skena muzikore.
“Për mua do të jetë një sfidë, por jam gati për lojë,” deklaroi ai, duke paralajmëruar se është i përgatitur për dinamikat dhe presionin e lojës.
