Pas gjithë bujës, zbulohet i dashuri i kësaj banore të Big Brother VIP

Pas javësh të tëra misteri dhe pyetjeve të shumta nga ndjekësit, më në fund kanë rënë maskat rreth historisë së dashurisë së Benitës brenda Big Brother VIP Kosova.

Sipas burimeve të sigurta të Prive by Liberta Spahiu, personi që “mban peng” zemrën e Benitës është Endri.

Për shumë kënd ky nuk është një emër i panjohur, pasi bëhet fjalë për artistin që ishte një sensacion i vërtetë i adoleshencës para një dekade me hitet e tij muzikore.

Pas asaj periudhe suksesi, Endri u tërhoq nga skena për t’u fokusuar në biznes, por mesa duket kjo histori e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Benita tregoi se partneri i saj e ka dashur që kur ajo “nuk ishte askushi dhe pa asnjë ndërhyrje”, por ai kishte kundërshtuar ashpër hyrjen e saj në këtë reality-show.

Banorja shprehu hapur frikën se lojërat e saj brenda shtëpisë dhe raporti i tyre me ulje-ngritje gjatë vitit të fundit mund t’i kenë kushtuar, duke deklaruar se nuk e di nëse ai po e pret ende jashtë.