Dy banorët e “Big Brother VIP 5”, Mateo dhe Flori, janë përplasur sot në një debat të ashpër brenda shtëpisë.
Gjithçka nisi si shaka nga ana e Florit, i cili nisi të aludonte se ambienti i palestrës ku punon Mateo do të dilte në shitje, madje duke përmendur edhe pronarin disa herë.
Kjo situatë duket se e preku Mateo-n, i cili reagoi menjëherë me ton të ngritur, duke i kërkuar Florit që të mos e përmendte më pronarin.
Ai theksoi se do t’ia shpjegonte arsyen në një moment tjetër, por pavarësisht kësaj, Flori vijoi me të njëjtën qasje, duke e tensionuar edhe më tej debatin.
Në diskutim u përfshinë edhe banorë të tjerë, të cilët u përpoqën të kuptonin situatën dhe të qetësonin gjakrat.
Pjesë nga debati:
Flori: Bëjmë video, shitet ambienti i palestrës. Edhe me gira
Mateo: Ku punoj unë që ta dish ti, nuk ka për të dalë kurrë në shitje,në radhë të parë
Flori: Pronarin e përshëndesim
Mateo: Pusho, të lutem, ta shpjegoj më vonë por mos e përmend më
Flori: Pronarin e përshëndesim
Mateo: Mos e përmend më pra, se ta shpjegoj unë
Lore: Nuk e ke ambientin tënd?
Flori: Hë shpjegoje
Mateo: Mos e përmend
Flori: Mos e ngre zërin
Mateo: Ta shpjegoj më vonë
Lore: Po ta kërkojë kështu, lëre. Unë mendova se e ke ambientin tënd
Keijsi: Varet se si e ka ai situatën jashtë
mateo: Fola ndonjë gjë gabim?
Keijsi: Jo, të dy jeni ne rregull.
Zbulohet se Mateo është prekur pasi pronari i palestrës, njëkohësisht edhe miku i tij, ka ndërruar jetë më parë.
