“Është si Selin”/ Miri u tregon banorëve për vajzën e tij

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë së fundmi një rrëfim personal që ka tërhequr vëmendjen e banorëve.

Gjatë një bisede me Brikenën, ai foli për vajzën e tij, duke treguar se ajo i ngjan shumë Selinit nga pamja.

“Është fiks si Selin”, u shpreh Miri, duke shtuar se vajza e tij është bjonde dhe me sy si Selin, krahasim që u prit me interes brenda shtëpisë.

Ky rrëfim vjen në një kohë kur raporti mes Mirit dhe Selinit është ndër më të komentuarit në BBV, pas momenteve emocionale dhe afrimitetit të tyre, të cilat kanë bërë bujë edhe jashtë shtëpisë.

Krahasimi i bërë nga Miri i ka dhënë kësaj historie një dimension më personal, duke nxitur edhe më shumë diskutime mes banorëve dhe në rrjet.