Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, është rikthyer në qendër të vëmendjes së rrjetit, jo për ndonjë debat të ashpër, por për një gafë simpatike gjatë transmetimit live.
Teksa po prezantonte stafin e spektaklit, Jonida gaboi emrin e make-up artistes, duke e quajtur atë “Tajm Kastrati”, në vend të emrit të saktë Time Kastrati.
Gabimi u kap menjëherë nga kolegu i saj, Alaudin Hamiti, i cili ndërhyri për ta korrigjuar situatën.
Megjithatë, reagimi i Jonidës ishte ai që shkaktoi të qeshura. Duke qenë e vetëdijshme për historikun e saj viral me lapsuse të tilla, ajo e parashikoi menjëherë çfarë do të ndodhte: “U bëra prapë meme.”
Dhe ashtu ndodhi, videoja po bën xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit kanë vlerësuar sportivitetin me të cilin ajo kalon këto momente spontane televizive.
