Rrjeti ka zier ditët e fundit nga komentet dhe kritikat lidhur me afrimitetin e diskutueshëm mes Mirit dhe Selinës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Por, kur të gjithë prisnin një krizë në çift, bashkëshortja e këngëtarit, Rabea, ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mbyllur gojët e liga.
Përmes një postimi emocional, ajo ka dëshmuar se besimi te partneri i saj është i palëkundur, duke refuzuar çdo aludim për xhelozi apo pasiguri.
“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës,” shkruan ajo, duke konfirmuar mbështetjen totale.

Më tej, Rabea i dha përgjigje direkte zërave për tradhti apo flirte brenda shtëpisë: “Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty.”
Ky reagim plot maturi është parë si një mesazh i qartë stabiliteti, duke treguar se martesa e tyre është më e fortë se çdo lojë apo strategji brenda shtëpisë.
