Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Erjola Doçi, nuk ka kursyer aspak kritikat e rënda ndaj raportit të diskutueshëm Miri-Selinë, duke hedhur poshtë kategorikisht justifikimin e Mirit se e sheh atë si “vajzën e tij”.
Në studion e “Fan Club”, Erjola e cilësoi si krejtësisht të papërshtatshme aleancën e krijuar brenda një krevati, por shpërthimi i vërtetë erdhi kur komentoi sjelljen e Mirit ndërkohë që Selina bënte dush.
“Mua babai nuk më ka parë ndonjëherë kur bëj dush. Mimikat e Mirit pastaj kur lahej Selin… janë shumë të turpshme,” u shpreh ajo e revoltuar.
Më tej, Doçi përdori terma mjaft të ashpër, duke e etiketuar sjelljen e tij si maniake dhe duke dhënë një gjykim drastik për reagimin që duhet të kishte familja e vajzës.
“Po të isha babai i Selinës do të hyja brenda dhe do e merrja vajzën, sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një ‘babai’, gati-gati, më fal që e them, si një maniak duke e parë në pjesë intime Selinën,” përfundoi Erjola, duke kërkuar masa konkrete dhe jo vetëm paralajmërime.
