Big Brother VIP Albania, zbulohen hyrje të reja: “Shtëpia nuk është më e njëjta”

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP 5” pritet të jetë vendimtare për ekuilibrat e shtëpisë, e cila tashmë është e ndarë në dy ambiente, duke nxjerrë në pah ndjesi të fshehura dhe tensione të reja.

Sipas promos zyrtare, spektakli që nis në orën 21:00 do të fokusohet te marrëdhëniet e mbetura pezull dhe te pyetja se kush ka të drejtë në konfliktet e fundit.

Por dinamika pritet të ndryshojë sërish, pasi produksioni ka konfirmuar se do të ketë hyrje të reja që do t’i bashkohen garës.

“Shtëpia nuk është më e njëjta. Ndarja e banorëve në dy ambiente nxjerr në pah ndjesi të fshehura,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Përveç surprizave emocionuese dhe debateve të pashmangshme, sonte është gjithashtu një natë e rëndësishme për lojën strategjike, pasi do të zhvillohen nominimet e para, duke vënë zyrtarisht banorët përballë rrezikut të eliminimit.