Mbrëmja e sotme ka sjellë një kthesë të re në dinamikat e shtëpisë, pasi Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë përfundimisht “Akuariumin” për t’u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.
Megjithatë, liria e tyre vjen me një çmim të lartë. Vëllai i Madh ka vendosur një kusht të panegociueshëm: Gjashtë banorët e rikthyer nuk duhet të komunikojnë absolutisht me asnjë nga banorët e tjerë, përveçse me grupin e tyre. Nëse rregulli thyhet qoftë edhe nga njëri, dënimi është rikthimi kolektiv në izolim për një kohë të pacaktuar.
Tensionit i është shtuar menjëherë “lufta” e provokimeve. Banorët e shtëpisë kanë nisur sulmet për t’i bërë të flasin, dhe momenti më pikant ishte ai mes Selinës dhe Gretës.
Selin i është afruar Gretës në oborr dhe pasi nisi t’i lyente buzët me buzëkuq, i ka dhënë edhe një puthje në buzë për ta shpërqendruar.
Pavarësisht këtij provokimi të fortë dhe intim, Greta ka rezistuar duke mos folur me të, por duke komunikuar vetëm me grupin e saj të “heshtjes”.
