Një nga çështjet më të diskutuara së fundmi në BB VIP është raporti mes Mirit dhe Selinit, i cili ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Diferenca e madhe e moshës si edhe afërsia e tyre, kanë bërë që publiku ta cilësojë marrëdhënien si të çuditshme dhe të papërshtatshme.
Debatet u shtuan edhe më shumë pas sfidës së fundit, ku Miri u detyrua të qëndronte i izoluar me banorët e rinj dhe u shfaq i prekur emocionalisht, duke qarë në dhomën e rrëfimit për shkak të ndarjes nga Selini.
Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe miku i tij i afërt, Landi, i cili ka zgjedhur të shprehet ndryshe.
Ai ka publikuar një fragment nga Bibla (Gjoni 8), ku Jezusi thotë: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin.”
Me këtë reagim, Landi duket se nuk e mohon “fajin” apo problematikën e situatës, por mesazhi i tij është i qartë: ata që po gjykojnë ashpër nuk janë domosdoshmërisht më pak me “mëkate” se personat që kritikojnë.

Screenshot
Një thirrje për më shumë përmbajtje dhe më pak gjykim publik.
Debati për raportin Miri–Selin mbetet ende i hapur dhe një nga temat më të komentuara të këtij edicioni.
