Pas situatave të ngarkuara emocionale, Miri ka gjetur kohë të flasë edhe për jetën e tij jashtë shtëpisë, duke u ndalur te marrëdhënia me bashkëshorten.
Gjatë një bisede në oborrin e Akuariumit, artisti tregoi se planet e tyre, veçanërisht ato të pushimeve, diktoheshin plotësisht nga orari i saj. Ai zbuloi se bashkëshortja e tij dëshiron që çdo verë të pushojë në Shqipëri, dhe ai thjesht i përshtatej.
Me një sinqeritet të rrallë, Miri pranoi varësinë e tij në atë periudhë të jetës: “Kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo… Unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija.”
Gjithashtu, ai tregoi me humor një episod ku i kishte kërkuar asaj të bënte një “hile” për të zgjatur pushimet nga 21 në 30 ditë. “I thashë bëj si e sëmurë… E më tha jo, se ashtu është sistemi,” rrëfeu Miri, duke treguar korrektesën e saj në punë.
