A po përsëritet historia në “Big Brother VIP Albania”? Një situatë kaotike dhe ende e paqartë ka përfshirë rrjetin orët e fundit, ku dyshohet se banori Kristi Lamaj ka ndjekur gjurmët e Gjestit të një viti më parë, duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë.
Alarmin e ka ngritur fillimisht gazetari Olti Curri, i cili ka shpërndarë mesazhe të shumta nga ndjekësit që pretendojnë se kanë parë momentin e “arratisjes”.
Sipas tyre, “Kristi ka kaluar murin e shtëpisë” dhe menjëherë pas këtij veprimi, transmetimi ka pasur probleme.
Dyshimet shtohen nga fakti se në momentet kritike, “produksioni nuk ka ndërhyrë dhe mikrofonat janë fikur”. Olti ka publikuar gjithashtu një video nga transmetimi live, ku Kristi nuk shfaqet në asnjë ambient të shtëpisë.
Megjithatë, deri tani asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një thashethem i momentit apo nëse Kristi ka vendosur vërtet të thyejë rregullat më të forta të formatit.
