Largohet papritur kjo banore nga Big Brother VIP, arsyeja është…

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka humbur një tjetër banore, pasi Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka vendosur të ndërpresë menjëherë aventurën e saj në këtë format.

Largimi i saj është bërë me vetëdëshirë dhe arsyeja nuk lidhet me lojën, por me shëndetin. Sasa ka njoftuar se gjatë muajit janar duhet të kryejë patjetër disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat ishin planifikuar prej kohësh.

Në shpjegimin e saj, ajo theksoi se e kishte të pamundur të vazhdonte për shkak të gjendjes emocionale dhe fizike: “Ndjeva se nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë.”

Edhe pse vendimi i ka shokuar banorët dhe fansat, ai është mirëpritur me mirëkuptim, duke vendosur prioritet mirëqenien e saj fizike mbi garën televizive.