Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një rrëfim pa doreza lidhur me të ardhurat e saj nga platforma për të rritur, “OnlyFans”.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo nuk ka hezituar të flasë me shifra konkrete, duke zbuluar se fitimet e saj mujore kapin vlerën e një pasurie të vogël.
“Kam fituar më së shumti deri në 38 mijë euro në muaj. Por mesatarja është mbi 20 mijë,” deklaroi Bia, duke lënë të shtangur të pranishmit me shumat e përmendura.
Ajo tregoi gjithashtu për fillimet e saj në këtë industri, duke u shprehur: “Kur fillova isha shumë e lumtur”, duke konfirmuar se përfitimet financiare kanë qenë një motivim i madh për të në këtë rrugëtim.
