Miri i “West Side Family” është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni në “Big Brother VIP Albania”, ku krahas synimit për çmimin e madh, është përfshirë edhe në një trekëndësh emocional me dy banore që kanë shfaqur pëlqim për të.
Megjithatë, një detaj nga e kaluara e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Pakkush e di se Miri ka qenë më parë i martuar me një grua bjonde, që ishte gjermane, me të cilën ka edhe një vajzë.
Ky fakt ka bërë që të vihet re një ngjashmëri interesante me situatën aktuale në shtëpi.
“Edhe Lorna që po e pëlqen është bjonde,” shkruajnë mediat në Kosovë, duke aluduar se ndoshta këngëtari tërhiqet nga i njëjti tipar fizik, apo se Lorna i kujton ish-bashkëshorten e tij.

