Ç’ndodhi gjatë natës me Kejsit dhe Armelës?

Mesa duket në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip kanë nisur disa flirte.

Banori më i ri i cili erdhi nga emisioni Për’puthen, si duket ka një simpati për Armelën.

Duke shkëmbyer biseda gjatë natës Armela u shpreh se përveç lojës ka nevojë për njerëz që të shprehet nga të cilët një prej tyre edhe Anxhelo, të cilin ajo e cilësoi si “vëlla”.

Ajo që u vu re ishte dhe reagimi i banorit, Keijsi, i cili nguli këmbë disa herë “ke nevojë për dikë si unë”.

Pjesë nga biseda:

Armela: Këtu duhet edhe ndonjë muhabet jashtë loje, jashtë bigut që të heq mendjen

Keijsi: Edhe ai person jam unë

Armela: Po, kam disa nuk është se s’kam, edhe me Anxhelon kam muhabet shumë

Keijsi: Me kë?

Armela: Me Anxhelon, bëjmë kështu muhabetesh që s’kanë lidhje me kto. madje kur më shikon të stresuar mundohet të më qetësojë, e kam si vëlla është shumë i mirë. Por që duhet duhet, siç kam gocat që..

Keijsi: Duhet dhe një si unë

Armela: Duhet po (buzëqesh)