“Agravon situata”/ Letër e pazakontë dhe dhomë e re sekrete: Të shtunën “tronditen” banorët

Spektakli i kësaj të shtune në “Big Brother VIP 5” premton të jetë një nga më të fortët e sezonit, me produksionin që ka përgatitur një seri surprizash që pritet të ndryshojnë rrënjësisht dinamikat e shtëpisë.

Promo zyrtare ka zbuluar se në ditën e 14-të, tensionet mes banorëve kanë arritur kulmin, por “goditja” e vërtetë do të vijë nga jashtë. Një letër e pazakontë pritet të mbërrijë në shtëpi, ndonëse ende nuk dihet se cilit banor i drejtohet apo çfarë mesazhi tronditës përmban.

Përveç letrës, shtëpia do të zgjerohet. Një ambient i ri dhe i pazbuluar deri më tani do të hapet për herë të parë, duke sjellë sfida të reja për konkurrentët.

Dhe për të trazuar edhe më shumë ujërat, ekuilibrat do të prishen nga banorë të rinj.

“Në ditën e 14 agravon situata… Disa hyrje të reja që do të trondisin banorët,” paralajmëron Vëllai i Madh në promon zyrtare, duke lënë të kuptohet se loja po hyn në një fazë kritike dhe të paparashikueshme.