Për ju që e humbët, ja kush u eliminua nga BBVA

Gazetarja e sportit, Sabina Mete, është e eliminuara e radhës nga “Big Brother VIP Albania 5”, pas një televotimi masiv ku të gjithë banorët ishin në rrezik.

Por ajo që ra në sy ishte vendimi i saj pas daljes. Edhe pse kishte mundësinë e biletës së kthimit, Sabina refuzoi kategorikisht të rikthehej në shtëpi.

Ajo u shpreh se ky ishte një vendim i mirëmenduar dhe se rrugëtimi i saj kishte përfunduar natyrshëm, duke i qëndruar besnike profilit të saj të qetë dhe larg debateve të forta.

Ndërkohë, publiku ka folur edhe për të preferuarit.

Sipas votave deri në këtë fazë, Miri, Stine, Kristi, Iliri dhe Brikena janë aktualisht 5 emrat më të pëlqyer që po konsiderohen si pretendentët kryesorë të lojës.