Artisti i njohur Robert Aliaj, i ftuar në podkastin e Grida Dumës, ka ndarë detaje të pathëna nga fëmijëria dhe shkollimi i tij, duke zbuluar një natyrë rebele që në vegjëli që i ka shkaktuar jo pak probleme fizike.
Aliaj tregoi se ishte një nxënës shumë i vëmendshëm në klasë dhe mjaftohej me dëgjimin e shpjegimit të mësueses, duke refuzuar kategorikisht të hapte libra në shtëpi. Kjo sjellje i kushtoi shtrenjtë.
“Haja dajak pafund sepse nuk mësoja, refuzoja të mësoja… në shtëpi haja dajak, në shkollë haja dajak,” rrëfeu ai me sinqeritet.
Artisti kujtoi përplasjen specifike me një zyshë, të cilën e cilësoi si “shumë inteligjente, psikopate shumë e zgjuar”. Sipas tij, ajo e penalizonte me notën 4.5 pikërisht sepse ai përsëriste fjalët e saj dhe jo tekstin e librit.
“‘Unë të vë ty 4.5 se ti the çdo gjë, por siç i kam thënë unë gjatë shpjegimit në klasë, sepse ti nuk ke lexuar asgjë’, më thoshte zysha,” shpjegoi Aliaj, duke shtuar se argumenti i tij ishte gjithmonë: “Pse duhet të lexoj? Unë s’jam mësues”.
