Policia nigeriane ka konfirmuar zyrtarisht shkakun e aksidentit fatal që përfshiu boksierin Anthony Joshua dhe u mori jetën dy miqve të tij të ngushtë.
Komandanti i Policisë, Babatunde Akinbiyi, sqaroi se hetimet tregojnë që automjeti tip Lexus humbi kontrollin pas një shpërthimi të gomës të shkaktuar nga shpejtësia e lartë.
Joshua, i cili ndodhej në sediljen e pasme direkt pas shoferit, u nxor nga rrënojat dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme në “Duchess International Hospital” në Lagos, ku do të qëndrojë edhe gjatë periudhës së Vitit të Ri për t’u rikuperuar. Mjekët kanë konfirmuar se ai nuk pritet të ketë nevojë për operacion.
Fatkeqësisht, dy anëtarët e ekipit të tij, Sina Ghami dhe Kevin Latif Ayodele, vdiqën në vend.
Tragjedia është thelluar nga fakti se vetëm pak orë para përplasjes, Joshua kishte publikuar një video në rrjetet sociale duke luajtur ping-pong me të ndjerin Ayodele, i njohur si ‘Latz’.
Nëna e boksierit, Yeta Odusanya, raportohet se ka shkuar me urgjencë pranë tij në spital.
