Rikthehet Elton Tozaj, nxjerr “të palarat”: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

Vetëm dy ditë më parë, gazetari Elton Tozaj ra pre e një dhune barbare në Tiranë nga persona që tashmë thuhet se janë identifikuar. Ky incident i rëndë u raportua se lidhej pikërisht me deklaratat e tij të guximshme publike.

Megjithatë, Eltoni duket se e ka lënë pas këtë ngjarje traumatike dhe është rikthyer menjëherë në ekran, duke lëshuar një tjetër “bombë” që po merr vëmendje maksimale lidhur me banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

I njohur për rolin e tij në kronikën rozë, Tozaj deklaroi me siguri të plotë se mes dy banorëve, Mirit dhe Lornës, ka pasur një histori të shkuar pasionante.

“Miri me Lornën kanë patur një one-night stand (marrëdhënie intime vetëm për një natë). Sepse, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, ajo punonte si MC,” u shpreh Toni.