Shkurta akuza të rënda ndaj produksionit gjatë transmetimit LIVE

Shkurta Haxhiu është eliminuar përfundimisht nga gara e “Big Brother VIP Kosova 4” pas një nominimi të vështirë përballë Albës, Labinotit, Benitës dhe Dolces.

Por dalja e saj është shoqëruar me tensione të larta. Menjëherë pas largimit, Shkurta nuk i ka kursyer pakënaqësitë, duke drejtuar gishtin nga produksioni.

Ajo deklaroi hapur se rrugëtimi i saj ishte i cunguar dhe i pabarabartë, pasi nuk iu dha hapësira e nevojshme për të treguar identitetin e saj si artiste dhe aktiviste.

Kritikat e saj u ashpërsuan edhe më tej kur iu drejtua panelit të opinionisteve. Ajo sulmoi drejtpërdrejt Leonora Jakupin dhe Olta Gixharin, duke i cilësuar ato si “opinionistet më negative që ka hasur ndonjëherë” dhe duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë totale empatie.

Ky largim me polemika ka ndezur rrjetin, ku një pjesë e publikut mbështet revoltën e saj ndaj trajtimit në shtëpi, ndërsa të tjerë e shohin si paaftësi për të menaxhuar lojën.