Moderatorja e njohur Orinda Huta ka rrëfyer prapaskenat e propozimit të saj të martesës nga Turjan Hysko, duke zbuluar se momenti romantik ishte në fakt një seri dështimesh dhe sikletesh.
Në një intervistë për “UëTëFë Show”, Orinda tregoi fillimisht “dështimin” e parë, kur gjeti rastësisht në sirtar një unazë që nuk i pëlqente fare dhe që kishte ende çmimin brenda.
Pasi u përball me Turin, ai i tha me inat: “Nuk të pëlqeu? Atëherë mbaje në gisht. Nuk është ky propozimi, ta gëzosh unazën.”
Por propozimi i vërtetë në Romë, për 30-vjetorin e saj, ishte edhe më epik. Orinda tregoi se kur zbritën nga taksia në mesnatë, kuptoi që Turi po bëhej gati të ulej në gjunjë në mes të rrugës, gjë që i shkaktoi një siklet të madh.
“Kur e pashë që ishte aq nervoz, thashë ‘mos, ky do ulet në gjunjë’. Më erdhi siklet aty shumë… I thashë ‘mos u ul, të lutem, të lutem. Ma jep, s’ka gjë, po, po, po’,” rrëfeu ajo, duke treguar se pranoi me nxitim vetëm për të shmangur skenën në publik, duke e lënë Turin të zhgënjyer që nuk e bëri dot “tamam”.
