Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 3”, Jetmir Salaj, ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar rëndë klimën e dhunës dhe bullizmit që po shfaqet në reality show, duke paralajmëruar për pasojat fatale në shoqëri.
Përmes disa postimeve në Instagram, Jetmiri ka dënuar sjelljet degraduese të disa prej banorëve, duke përmendur ofendimet ndaj Kristit, si “dylber” apo cënimin e hapësirës personale.
Ai e përshkruan situatën si një “turmë e eksituar që trajton një njeri si objekt”.
Reagimi i tij merr nota të rënda kur lidh atë që ndodh në televizion me realitetin e dhimbshëm të rinisë shqiptare.
“Pastaj na ndodhin çudira me adoleshentët që theren nëpër shkolla e fëmijë që vetëvriten nga bullizimi,” shkruan ai, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim.
Salaj ka publikuar gjithashtu kolazhe nga momente të tensionuara të edicioneve të kaluara (si përplasjet e Eglës me Meritonin), duke i cilësuar ato si “shembuj për të rikujtuar pasojat e moszbatimit të rregullave”.

Ai thekson se “Big Brother nuk është lojë, është realitet i monitoruar me rregulla” dhe paralajmëron se kur “anormalja kthehet në normalitet”, pasojat janë shoqërore.
