Ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP Albania” janë alarmuar orët e fundit pasi sinjali i drejtpërdrejtë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është ndërprerë papritur, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Për të qetësuar situatën, produksioni ka dalë me një njoftim zyrtar në Instagram, duke sqaruar se kjo ndërprerje nuk lidhet me ndonjë ngjarje të pazakontë mes banorëve, por është pasojë e defekteve teknike.
Në njoftim thuhet: “Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.”

Për të shmangur çdo spekulim mbi sigurinë apo transparencën e lojës, Vëllai i Madh ka garantuar se, ndonëse publiku nuk mund t’i shohë, “banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave”.
