“Janë një m*t i madh”- Albano gjithë inatin e ka me artistët shqiptarë, ja pse

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, nuk është përmbajtur në deklaratat e tij të fundit në emisionin “Quo Vadis”, duke bërë një analizë të ashpër të situatës politike dhe sociale në vend, por mbi të gjitha duke sulmuar rëndë komunitetin e artistëve.

Pasi kritikoi klasën politike për faktin se shqiptarët vuajnë për ujë dhe drita në një vend plot resurse, duke bërë krahasimin se “500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, aq sa ne kemi pagën minimale”, Bogdo drejtoi gishtin edhe nga kolegët e tij për heshtjen e tyre.

“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri: Artistët janë një m*t i madh në Shqipëri,” deklaroi ai pa doreza.

Sipas aktorit, arsyeja e kësaj deklarate të fortë lidhet me servilizmin dhe frikën.

“Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy,” përfundoi ai, duke e cilësuar kombin si “fatkeq” që gjen ngushëllim vetëm te festat.