Dhunohet Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin — reagon familja: “Kjo vajzë e showbizit…” (FOTO)

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka rënë pre e një dhune barbare që e ka lënë me dëmtime të rënda fizike, duke rrezikuar seriozisht shikimin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e tij përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, ku kanë publikuar edhe një foto tronditëse të fytyrës së tij të gjakosur dhe me syrin e dëmtuar rëndë.

Sipas familjes, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë-Durrës, ku Eltoni është dhunuar nga persona tashmë të identifikuar.

“Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur,” thuhet në njoftimin prekës të familjes.

Por përveç denoncimit të dhunës, familja ka bërë edhe një thirrje publike misterioze drejtuar një vajze të njohur të ekranit.

Ata kërkojnë që ky “personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.