Angelo Haruni ka qene i lidhur prej kohësh me ish-moderatoren e Wake Up, Neada Muçaj, e cila do jetë pjesë e Big Brother Vip Albania 5 dhe për këtë, Pamfleti mendon se i ‘është shtruar rruga’ nga Angelo. Banori nisi të flasë për të dhe pritet që shumë shpejt Muçaj t’i bashkohet të dashurit të saj në shtëpinë e famshme.
Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar thellë në mënyrën se si ai e sheh sot dashurinë.
Gjatë ditëve të para në shtëpi, ai ka ndarë hapur mendimet e tij mbi marrëdhëniet:
“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta.”
Tani jemi në pritje të Neadës, e cila mbase, do bëjë sikur do pajtohet brenda shtëpisë, për të rritur shikueshmërinë e Big-ut, por edhe ‘kreditet’ vetes.
