Bleona Qereti, e njohur për natyrën e saj të fortë dhe pa kompromise, ka shfaqur një anë mjaft të ndjeshme mbrëmjen e kaluar në “Top Story”.
Mes emocionesh dhe lotësh, këngëtarja ka folur me superlativa për ish-partnerin e saj, duke zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes dhe respektin që ruan për të.
“Ai për mua do ngelet gjithmonë një djalë i mrekullueshëm… djalë me sytë më të bukur në botë,” u shpreh Bleona.
Ajo shpjegoi se ndarja nuk erdhi nga mungesa e dashurisë, por nga vizionet e ndryshme, duke përdorur një metaforë interesante: “Ne të dy jemi kompjuterë shumë të mirë, por me sisteme operimi të ndryshme.”
Këngëtarja theksoi mirënjohjen për faktin që ai e kuptoi se ëndrrat e saj ishin më të mëdha se marrëdhënia e tyre dhe pati “zemërgjerësinë” ta linte të lirë (“to let go”) për të ndjekur karrierën, madje duke qenë njeriu më krenar për të kur ajo ishte në Miçigan.
Bleona gjithashtu bëri një krahasim të fortë mes jetës që mund të kishte pasur dhe asaj që zgjodhi. “Kisha çdo mundësi të jetoja në një nga vilat më të bukura të Tiranës apo të dilja me ‘Hermes’, por qëllimi im ka qenë të jem ‘Self-Made’ dhe ‘Silicon-Free’.
Bukuria është të jesh e lirë,” përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se liria dhe karriera ishin prioriteti mbi komoditetin e një martese të pasur.
