Historia që fshihet pas banores së Big Brother VIP Albania 5: I fejuari i vrarë në oborr…

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” ka mirëpritur një tjetër banore, e cila përtej pasionit për muzikën dhe edukimit në ekonomi, mbart mbi supe një histori tejet tragjike. Ajo është Juela Nikollaj.

E lindur në Laç dhe e rritur në Milano në një familje të lidhur ngushtë me traditat, Juela ka studiuar për Ekonomi Europiane, ndërsa eksperimenton me rrymat muzikore nga popi te tingujt ballkanikë.

Por, pas buzëqeshjes së saj fshihet një dramë e rëndë personale.

Juela ka rrëfyer se vite më parë ka humbur njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ngjarja makabre ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij, ku i fejuari u vra bashkë me motrën e tij, nga dora e ish-bashkëshortit të kësaj të fundit.

“Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth. Në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë,” është shprehur ajo.

Juela hyn në këtë format për të nisur një kapitull të ri, duke dëshmuar se dashuria që i la partneri i ndjerë u bë forca e saj për t’u ringritur nga momentet më të errëta.