Familja e legjendës së futbollit, Lionel Messi, është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Motra e tij, Maria Messi, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, duke i sjellë pasoja të rënda fizike dhe ndryshimin e planeve të saj të jetës.
Sipas detajeve të para, Maria ishte duke drejtuar automjetin e saj kur papritur ka humbur ndjenjat. Kjo gjendje të fikëti bëri që ajo të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej dhunshëm me një mur.
Pasojat e këtij aksidenti janë serioze. Raportohet se ajo ka pësuar dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër dhe një tjetër në kyçin e dorës.
Përveç thyerjeve, ajo ka pësuar edhe djegie trupore që po kërkojnë trajtim të specializuar. Aktualisht, ajo është transferuar me urgjencë në Rosario, ku ka nisur procesin e gjatë të rehabilitimit.
Aksidenti ka ardhur në momentin më të papërshtatshëm, pasi Maria ishte në prag të martesës me Julian Arellano, trajnerin e moshave të reja te Inter Miami (klubi ku luan Leo Messi).
Për shkak të gjendjes delikate shëndetësore, ceremonia e dasmës është anuluar deri në një njoftim të dytë.
