Momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

Prokuroria ka prezantuar prova të reja rrëqethëse në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, duke zbardhur dinamikën e ftohtë të krimit përmes pamjeve filmike.

Sipas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga Indeks Online, pak para momentit kritik, Naim Murseli kishte nxjerrë për darkë në një restorant bashkëshorten e tij, Liridonën, së bashku me fëmijët. Por, në të njëjtin ambient, i ulur në anën tjetër të restorantit, ndodhej edhe ekzekutori, Granit Plava.

Kamerat kanë fiksuar momentin kyç të komunikimit mes tyre.

Në një çast të caktuar, Murseli shihet duke bërë një gjest specifik: ai prek hundën me dorë.

Ky veprim, sipas Prokurorisë, ishte sinjali i dakordësuar për t’i dhënë “dritën jeshile” Plavës për nisjen e “aksionit” që do të përfundonte me vrasjen makabre të Liridonës pak minuta më vonë.