‘Kam gjetur shpirtin binjak’, Roza i jep fund lidhjes me Xhonatanin? Zhdukin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, e cila ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave roze, duket se ka marrë fund.

Pas më shumë se një viti së bashku, me foto e momente të përbashkëta, Roza dhe Xhonatani flitet se janë ndarë, edhe pse nuk ka një deklaratë nga ana e të dyve.

Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.

Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë.

Gjatë gjithë verës që kaloi, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë.

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Roza e quajti Xhonatanin shpirtin e saj binjak.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin. Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, është shprehur asokohe Roza.