E fundit/ Gjendet pa shenja jete këngëtari i njohur shqiptar

Muzika shqiptare ka humbur sot një nga ikonat e saj të rock-folkut. Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi, solisti karizmatik i grupit legjendar “Ilirët”, është gjetur i vdekur në Prishtinë.

Sipas burimeve, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, kur artisti është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Dyshimet e para sugjerojnë se shkak i vdekjes ka qenë një sulm i menjëhershëm në zemër (infarkt). Vdekja është konfirmuar zyrtarisht nga ekipi i Emergjencës që mbërriti në vendngjarje.

Shemi lë pas një trashëgimi të pasur muzikore. Ai ishte zëri kryesor i grupit “Ilirët”, i formuar që në vitin 1981, duke nisur rrugëtimin me këngën e parë “Merita”.

Grupi ishte ndër më aktivët dhe të dashurit për publikun gjatë viteve ’80 dhe ’90, duke sjellë hite të paharrueshme si “Qaj Mirvete”, “Rini Thuaja Këngës” dhe albumin emblematik “Moj Kosovë” (2012).