Pas zhurmës së madhe në rrjet dhe teorive të shumta se rikthimi i Toney-t në lojë u bë vetëm për të mbuluar një lapsus të saj, Jonida Vokshi ka vendosur të thyejë heshtjen.
Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku pika kryesore ka qenë pikërisht momenti i diskutuar i leximit të zarfit.
Një ndjekës i ka shkruar: “Çfarë janë duke thënë krejt se e ngatërrove emrin e Labinotit me Toney, unë nuk besoj se e ke ngatërruar”.
Jonida ka zgjedhur të përgjigjet me nota humori dhe ironie, pa dhënë një shpjegim të qartë. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet e buzëqeshur, duke e shoqëruar postimin me emojin duke qeshur me lot “😂” dhe atë të duarve zemër “🫶”.

Me këtë reagim, Vokshi duket se i hedh poshtë akuzat për “gafë fatale”, duke e trajtuar situatën me sportivitet, pavarësisht se publiku vazhdon të jetë i bindur se hutimi i Alaudinit dhe dërgimi i Toney-t në dhomën sekrete ishin pasoja të atij momenti.
