Ledion Liço homazh Shpat Kasapit në BBV 5: Do të ishte pjesë e këtij edicioni!

Një moment prekës dhe plot emocione u shënua gjatë nisjes së Big Brother VIP Albania 5, kur moderatori Ledion Liço ndau me publikun një lajm të trishtë dhe njëkohësisht një homazh të ndjerë për artistin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ledioni zbuloi se Shpat Kasapi do të ishte pjesë e këtij edicioni të BBV, por fati deshi që ai të mos arrinte ta përjetonte këtë eksperiencë.

Me zë të emocionuar, ai ndau disa fjalë që prekën thellë publikun në studio dhe shikuesit në shtëpi.

Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin”, u shpreh Ledion Liço, duke theksuar vlerat njerëzore dhe artistike të Shpat Kasapit.

Në përfundim të fjalës së tij, moderatori kërkoi një duartrokitje në nder të artistit të ndjerë, duke mbyllur homazhin me fjalët:“Lamtumirë artist!”

Ky moment solli heshtje dhe emocion në studio, duke rikujtuar se përtej spektaklit dhe garës, Big Brother VIP mbetet edhe një pasqyrë e historive njerëzore.

Homazhi për Shpat Kasapin u konsiderua nga publiku si një gjest respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në muzikë dhe për figurën që ai përfaqësonte si artist dhe si prind.