Top Channel zbulon zyrtarisht dy opinionistët e BBVA 5

Kur na ndan më pak se një orë nga starti i shumëpritur i “Big Brother VIP Albania 5”, Top Channel ka shuar kureshtjen më të madhe të publikut, duke zyrtarizuar dyshen e opinionistëve që do të ulen në kolltukët e nxehtë të këtij sezoni.

Në krah të Arbër Hajdarit, i cili tashmë është kthyer në një figurë veterane dhe të pandashme të këtij formati, vjen një emër surprizë që askush nuk e priste: Monika Kryemadhi.

Politikania e njohur do të provojë për herë të parë petkun e opinionistes në një reality show të këtyre përmasave, një lëvizje e guximshme nga produksioni që pritet të sjellë dinamika dhe debate të forta në studio.

Spektakli nis fiks në orën 21:00, ku pritet të zbulohet shtëpia e re dhe banorët që do të nisin aventurën e izolimit.