Dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë ndezur! Nën drejtimin e Ledion Liços dhe me dyshen e zyrtarizuar të opinionistëve, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania”.
Emocionet e para kanë nisur me prezantimin e tre banorëve të parë që i janë bashkuar aventurës. Ata janë këngëtari i grupit legjendar “West Side Family”, Armir Shahini, Brikena Selmani dhe Kristi Lamaj.
Por loja ka nisur me intensitet që në minutat e para, veçanërisht për Kristin. Duke marrë shkas nga suksesi i hitit të tij “Bajame”, i cili është bërë viral muajt e fundit, Ledioni i ka ngarkuar atij një mision sekret që në hyrje.
Kristi duhet ta përmendë fjalën “Bajame” mbi 15 herë në kontekste dhe fjali të ndryshme gjatë bisedave me banorët e tjerë. Banori e ka pranuar me kënaqësi dhe humor këtë sfidë të parë, ndërkohë që pritet të shihet se si do të reagojnë të tjerët ndaj këtij “fiksimi” të tij.



Spektakli vazhdon me hyrje të reja që priten në minutat në vijim.
