“Flas dy gjuhë, shqip dhe të Kosovës”- E kap syri i keq Brikenën, i griset fustani në hyrje të BBVA

Brikena Selmani, bukuroshja e njohur si “Miss Grand Kosovo”, është bërë zyrtarisht banore e Big Brother VIP Albania 5, por hyrja e saj nuk ka kaluar pa incidente.

Modelja u bë fillimisht virale në rrjet për shkak të një gafe që shkaktoi jo pak zhurmë dhe komente negative kohë më parë, kur deklaroi me naivitet se fliste dy gjuhë: “Ate të Kosovës dhe shqip”.

Por sot, duket se emocionet ose “syri i keq” kanë bërë të vetën. Sapo ka shkelur në shtëpinë më të famshme, në rrjet ka nisur të qarkullojë me shpejtësi dhe me nota ironie një foto ku duket se fustani i saj elegant ka pësuar një defekt, duke u grisur.

Megjithatë, pavarësisht këtij incidenti të vogël me veshjen dhe gafave të së shkuarës, hyrja e saj është pritur ngrohtë dhe pozitivisht nga publiku, i cili është kurioz të njohë karakterin e saj përtej titujve të bukurisë.