Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ngjallur reagime në rrjete sociale pas deklaratës se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar numrin e telefonit.
Pretendimi u prit me skepticizëm, ndërsa reperi Stresi reagoi me ironi.
Ai publikoi në Instagram një foto të Julianës pranë Labinotit, banor i BBVK, i cili në spektakël kishte prerë flokët në stilin ikonik të Ronaldos.
Me mbishkrimin “E zbuluam takimin e Julit me Ronaldon…”, Stresi la të kuptohet se bëhej fjalë për një “ngatërrim”, duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur.

