Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5

Pritjes i erdhi fundi! Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” sapo ka hedhur “bombën” e parë të këtij edicioni, duke zbuluar emrin e konkurrentit që hap listën e banorëve VIP.

Ai është Angelo Haruni. Në postimin e bërë publik pak më parë, produksioni ka shuar çdo dyshim duke shkruar: “Angelo Haruni, konfirmohet banori i parë i ‘Big Brother Vip Albania’!”.

Lajmi ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Me këtë konfirmim, kasti i këtij viti fillon të marrë formë, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin e publikut për emrat e tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.