Festivali i RTSH, Neda Balluku shpreh hapur inatin e saj: “Prej kohësh shtatzënë por nuk…”

Opinionistja Neda Balluku nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Këngës në RTSH, duke goditur si organizimin, ashtu edhe zgjedhjet artistike.

Përmes një metafore të fortë, ajo e ka përshkruar festivalin si një ngjarje që ka mbetur në vendnumëro dhe nuk prodhon më yje.

“Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind. Ka kaluar çdo afat dhe nuk ka një krijesë të re,” shkruan ajo në reagimin e saj.

Neda ka kritikuar ashpër formulën e garës, duke e quajtur të gabuar vendosjen e artistëve të rinj përballë emrave të mëdhenj (“Big”), gjë që sipas saj zhvlerëson të dyja palët.

Ajo gjithashtu ironizoi cilësinë e këngëve, duke u shprehur se ato bëhen “çdo vit e më dramë”.

Një tjetër kritikë specifike lidhej me praninë e këngëtares Gala Aliaj si e ftuar speciale. Edhe pse theksoi se u uron sukses të gjithë shqiptarëve në botë, Neda e cilësoi ftesën e saj të përsëritur si të pavend.

“Por Galën një herë në 3 vjet e ftuar, me gjithë dashamirësinë time, është e tepërt. Nuk është as nga Shkodra,” shkroi ajo, duke iu referuar faktit që festivali këtë vit mbahej në Shkodër.