Momenti kur arrestohet 32-vjeçari për vrasjen e prindërve të tij

Detaje rrëqethëse janë zbuluar pas arrestimit të 32-vjeçarit Nick Reiner, i cili akuzohet për vrasjen makabre të prindërve të tij, legjendës së Hollivudit Rob Reiner dhe nënës Michele.

Pamjet e reja tregojnë momentin dramatik të arrestimit të tij në një kryqëzim në qendër të Los Angeles, rreth 15 milje larg vilës luksoze të familjes në Brentwood.

I rrethuar nga makina policie me sirena të ndezura, Nick është parë duke ecur ngadalë dhe duke ngritur duart lart në shenjë dorëzimi, duke u vënë në pranga pa asnjë rezistencë.

Policia e Los Angeles deklaroi se arrestimi u bë i mundur falë “punës solide policore” rreth gjashtë orë pas telefonatës së parë në 911.

Ndërkohë, një detaj shokues vjen nga Hoteli Pierside në Santa Monica, ku dyshohet se Nick ka qëndruar para arrestimit. Stafi i hotelit ka zbuluar një skenë horrori: dushin të mbushur me gjak, si dhe gjurmë në shtrat dhe dritare të errësuara me çarçafë.

32-vjeçari tani përballet zyrtarisht me dy akuza për vrasje të shkallës së parë. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon burgim të përjetshëm pa lirim me kusht, ndërsa prokurorët kanë bërë me dije se dënimi me vdekje është ende një opsion në diskutim.