Surprizë! Arjan Konomi rikthehet në Top Media, merr këtë rol në sezonin e ri të BBVA

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, bën rikthimin e madh në ekranin e Top Channel, duke marrë një rol kyç në këtë sezon të ri të Big Brother VIP Albania.

Faqja zyrtare ka konfirmuar se Konomi do të jetë opinionist i përhershëm në “Fan Club Big Brother VIP”.

Ky program, i dedikuar analizave të detajuara të ngjarjeve në shtëpi, do të nisë transmetimin më datë 21 dhjetor, në orën 12:45.

Gjithashtu është konfirmuar edhe moderatorja e Fan Club: Kiara Tito!