“Nuk kthehem sot në shtëpi nëse…”- Ja çfarë iu kishte thënë familjarëve 32-vjeçari që u dogj brenda makinës

Është identifikuar personi që u dogj në makinën tij ditën e djeshme në Qafën e Llogarasë.

Sipas informacioneve zyrtare dhe të familjarëve, personi që humbi jetën është Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës policie nga Ura Vajgurore.

Mësohet se Xhelo ishte pushuar nga puna si polic gjatë vitit 2023.

Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin. Madje, ai i kishte thënë familjes se nëse nuk gjente një punë, nuk do të kthehej më në shtëpi atë ditë

“Nëse nuk gjej punë nuk kthehem më sot në shtëpi”, ka thënë ai.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten edhe konkluzionet zyrtare nga ekspertiza