Ç’ndodhi mbrëmë? Dolce i ‘përplas’ të vërtetën Edit për Grande Fratello

Mbrëmja e djeshme ka sjellë ballafaqimin e shumëpritur mes Eduard Kuçit dhe Dolces, pas rikthimit të kësaj të fundit nga aventura në “Grande Fratello”.

Deklaratat e saj në Itali, ku la të kuptohej se nuk kishte asnjë lidhje jashtë, u bënë shkëndija e një diskutimi të tensionuar për raportin e tyre.

Edi nuk ka ngurruar t’i shprehë hapur zhgënjimin për distancën e krijuar. “Prej që je rikthyer nga Grande Fratello, kam parë një lloj ftohësie ndaj meje. Cila është arsyeja?”, e pyeti ai drejtpërdrejt.

Nga ana tjetër, Dolce nuk e mohoi ndryshimin, por theksoi se ftohësia ishte e dyanshme, pavarësisht asaj që i kishin thënë të tjerët.

“E ktheva unë. Të gjithë më thoshin ‘ka bërë, ka qarë për ty’. Unë, kur jam kthyer, nuk e kam parë Edin”, u shpreh ajo.

Lidhur me mohimin e partnerit në Itali, Dolce u justifikua duke thënë se nuk u detyrohej llogari banorëve atje, duke e minimizuar atë që kishte me Edin: “Nuk u kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje.”