Akti heroik i qytetarit që rrezikoi jetën për të çarmatosur njërin nga autorët e masakrës në Bondi Beach është shpërblyer me një mbështetje masive nga publiku.
Një fushatë e hapur në “GoFundMe” për ta mbështetur atë ka thyer rekorde, duke mbledhur mbi 1 milion dollarë (saktësisht $1,034,807) në kohë rekord.

Fushata, e titulluar “Mbështetni heroin që çarmatosi sulmuesin e Bondi”, u krijua pasi pamjet e tij duke u përleshur me agresorin bënë xhiron e rrjetit.
Mijëra njerëz kanë kontribuar financiarisht si shenjë mirënjohjeje për guximin e tij, i cili konsiderohet se parandaloi një tragjedi edhe më të madhe duke ndalur dorën e vrasësit.
