Nëna e 24-vjeçarit të përfshirë në sulmin tragjik në Bondi Beach ka thyer heshtjen, duke zbuluar bisedën e fundit normale që pati me të birin vetëm pak orë para ngjarjes.
Ajo tregoi se djali i saj i kishte thënë se kishte shkuar në Jervis Bay me të atin për fundjavë. Në mëngjesin e së dielës, ai e kishte telefonuar duke i dhënë një përditësim të qetë:
“Mami, sapo isha për not. Bëra zhytje. Tani po shkojmë… të hamë”.
E shokuar nga përfshirja e tij në këtë ngjarje, ajo e përshkroi atë si një djalë model që nuk kishte vese.
“Ai nuk ka armë. Ai as nuk del. Nuk përzihet me shokë. Nuk pi, nuk pi duhan, nuk shkon në vende të këqija,” u shpreh ajo.
Sipas saj, rutina e tij ishte thjesht punë, shtëpi dhe stërvitje.
“Kushdo do të dëshironte të kishte një djalë si djali im… ai është djalë i mirë,” përfundoi ajo mes dhimbjes dhe habisë.
